Punëtorët shëndetësorë i gjuajnë mantelet para Qeverisë, japin afat një javë për Ligjin e Pagave

Prishtinë | 08 Nën 2021 | 10:04 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka protestuar para ndërtesës së Qeverisë duke kërkuar rregullimin e gjendjes sociale të punëtorëve shëndetësorë përmes procedimit të Projektligjit për Paga në sektorin publik dhe implementimin e tij nga janari i vitit 2022, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i kësaj federate, Blerim Syla, ka kërkuar nga Qeveria që të jetë transparente dhe bashkëpunuese në përpilimin e Projektligjit për Pagat në sektorin publik.

Syla ka paralajmërua bllokimin e institucioneve shëndetësore nëse nuk merret ndonjë iniciativë, duke i dhëne afat edhe një javë Qeverisë.

Syla ka akuzuar Qeverinë se po punon në fshehtësi, e nuk po bashkëpunon me shoqërinë civile e sindikatat, derisa kanë gjuajtur mantilta para objektit të ekzekutivit.

“Kërkesa jonë e vetme është Ligji i Pagave që kishte me vonuar barazinë sociale me të cilin slogan ka ardh edhe Qeveria aktuale, por që kjo nuk po ndodh. Qeveria në mënyrë të fshehtë punon pa ftuar jo vetëm përfaqësuesin e sindikatave, por edhe atë të shoqërisë civile”.

“Andaj ne sot kemi dalë t’i themi ‘Stop’ kësaj jo transparence, që nëse Ligji i Pagave nuk shkon sivjet kjo protestë do të kthehet në reagime më të ashpra sindikale”.

Ai ka treguar se në tetë muaj e parë 122 mjekë janë larguar nga vendi.

“Zoti, kryeministër shpresoj të më dëgjoji atje lartë ku jeni apo nuk jeni, vetëm sivjet në tetë muajt e parë kanë ikur 122 mjekë, mosha mesatare e të cilëve është 31 vjeçare ikur me qindra infermierë. Mosha mesatare e mjekut në QKMF është 57 vjeçare”.

“Po iu pyes juve kush do ta shërojë këtë popullatë. Unë sot ju kam prit këtu, duke iu njohur se respektoni protestën dhe grevën, por siç duket nuk e keni atë guxim”.

“Kohë më parë ne e patëm bërë një protestë simbolike me shpresën që presidentja dhe kryeministri do të reflektojnë dhe të paktën të na ftojnë edhe neve në bisedime sa i për ketë ligjeve që kanë të bëjnë me mirëqenien e mbarë popullatës. Por, ndodhi e kundërta, ata u mbyllën në veti dhe nuk dëshirojnë të bisedojnë me qytetarët e vet”, u shpreh ai.

Atdhe Hykolli kryetar i BSPK-së tha se Qeveria e vendit duhet që sa më shpejtë t’i thërras sindikatat për dialog social, raporton EO.

“Unë do të jem çdo herë përball kërkesave të sindikatave. Në këtë rast kërkojë nga qeveria e Kosovës që sa më shpejtë t’i thërret sindikatat për dialog social, ministrat e Qeverisë t’i thërrasin sindikatat që kanë nevojë për dialogun social. Ftojë Qeverinë që t’i qojë përfaqësuesit e vet në këshillin ekonomik social”.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/nacionale/paralajmerojne-mesimdhenesit-ne-janar-do-te-kete-bllokim-ne-sistemin-arsimor-e-greva/

Të ngjashme