Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat ka mbajtur konferencë për medie lidhur me gjendjen në sektorin privat në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Jusuf Azemi kryetar i kësaj sindikate, tha se nëse deri javën e ardhshme punëtorët teknik dhe ata të sigurimit që punojnë në spitale dhe qendra të mjekësisë familjare nuk kompensohen sa mjeket do të fillojnë me protesta.
Madje sipas tij, nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre do të pezullojnë edhe komplet punën.
“Është bë gabim që po paguhen vetëm mjekët e jo edhe stafi teknik dhe ne kërkojmë që ata që kanë të bëjnë direkt me spitalet dhe qendrat familjare në hyjnë në pagesë koonform vendimit të Qeverisë”.
“Nëse nuk merren parasysh kërkesat do të marrim vendim do të fillojmë me protesta e ndoshta do të vijmë edhe me bllokimin total të punës”.
“Do të konsultojmë edhe bazën ligjore, kërkojmë që punëtorët teknik dhe ata të sigurimit duhet të jenë në listën e pagave”.
Azemi ka bërë të ditur se tetë punëtorë kanë humbur jetën ne vendin e punës që nga janari.
Ai ka potencuar se punëtorët e sektorit privat janë buzë një gremine.
“Jemi në buzë të katastrofës, punëtorët e sektorit privat buzë një gremine. Gjatë kësaj periudhe prej janarit kemi humbur 8 punëtorë ne vendin e punës dhe në ditët e fundit kemi pasur dy lëndime të rënda”.
Sipas tij, po vazhdohet me keqpërdorimin e Pakos Emergjente dhe se shumë kompani po i largojën punëtorët nga puna, veç se kanë kërkuar që të marrin nga 170.
“Po vazhdon keqpërdorimi i Pakos Emergjente, edhe në rundin e parë kompanitë private kanë keqpërdorur, por kjo ka vazhduar edhe në raundin e dytë”.
“Ne kemi kërkuar që punëtorët të marrin 170 ngase mjete janë në llogari të kompanive, tash kemi largime masive të punëtorëve nga puna veç pse ne kemi kërkuar që të bëhen këto pagesa. Një kompani e mishit në Fushë-Kosovë, ata janë larguar nga vendet e tyre të punës”.
Ai sërish ka bërë thirrje që paga minimale të jetë 350 euro, raporton EO.
“Në bazë të kalkulimeve që ne i kemi bo kërkojmë që paga minimale të rritet në 350 euro. Pjesa ma e madhe janë të skllavëruar”.