Një person është rrëzuar nga kati i tretë derisa po punonte në një objekt banimi.
Policia ka njoftuar se dje rreth orës 09:44, në rrugën “Igballe Berisha” në Prishtinë, një person është rrëzuar nga kati i tretë në rrethana të panjohura, derisa ishte duke punuar në një objekt banimi.
Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Me vendim të prokurorit është arrestuar pronari i kompanisë së ndërtimit dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.