Punëtori i pompës merr 2500 euro të pazarit, i harxhon në bastore

Prishtinë | 19 Mar 2017 | 15:12 | Nga

Punëtori i një pompe të benzinës, nuk ka dalë aq i besueshëm për shefin e tij. Madje, edhe Policia e ka konsideruar veprën si ‘keqpërdorim i besimit’.

Punëtori ka mbledhur pazarin e tij ditor, hiç më pak se 2500 euro, dhe të gjitha i kishte hargjuar në bastore.

‘Ankuesi mashkull K/Shqiptar menaxher i pompës së derivateve ka raportuar se punëtori i tij i dyshuari mashkull K/Shqiptar ka marr pazarin ditor prej 2500 euro dhe i ka harxhuar në bastore. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje’, njofton Policia.

Menaxheri i pompës ndërkohë, ka zgjedhur që ta lajmërojë punëtorin në Polici, me ç’rast Policia e ka arrestuar.

Pas intervistimit, me urdhrin e prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme