Kompania Rajonale e Ujësjellësit ” Prishtina ” konsumatorët e rrugës ,” Fehmi Agani” në Prishtinë se sot, duke filluar nga ora 08 – 16 , gjithsej 8 orë, do të ndërprehet furnizimi me ujë të pijshëm.
“Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë , janë punimet teknike në sistemin e ujësjellësit dhe kanalizimit nga ana e Komunës së Prishtinës, gjegjësisht realizimi i kyçjes së tubit të ri dhe largimi i të vjetrit. Këto punime teknike po realizohen, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës së ujësjellësit dhe kanalizimit”, thuhet në njoftim të ujësjellësit të kryeqytetit.