Rruga nga Hoteli “Grand” e deri te “Posta e Madhe” gjatë ditës së sotme është bllokuar nga veturat.
E gjithë kjo për shkak të punimeve që po bëhen në këtë rrugë, raporton Ekonomia Online.
Si pasojë e këtyre punimeve që janë duke u bërë, veturat po e kanë të vështirë qarkullimin në atë pjesë.
Kjo gjendje ka shkaktur kolona të gjata në rrugët kryesore të kryeqytetit.