Punimet në ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë po zhvillohen pesë kilometra larg zonës së mbrojtur të Manastirit.
Kisha Serbe kishte kërkuar ndërprerjen e punimeve, me arsyetimin se Qeveria e Kosovës ilegalisht ka nisur ndërtimin në rrugën transitore Deçan-Plavë, brenda zonës speciale të mbrojtur përreth Manastirit të Deçanit, shkruan sot Koha Ditore.
Me gjithë kundërshtimin e autoriteteve të Kishës Ortodokse, të cilëve mbështetje u ofruan edhe ndërkombëtarët, punimet nuk janë ndërprerë.
Ekskavatorët kanë vazhduar punën edhe të hënën, kur ekipi i “Kohës Ditore” ka qëndruar atje. Njëri prej punonjësve të kompanisë i ka thënë gazetës se hapja e rrugës po vazhdon dhe se ata janë sugjeruar të rrinë së paku 5 pesë kilometra larg zonës së Manastirit. Edhe zyrtarët e Komunës së Deçanit kanë mohuar të jenë ndërprerë punimet.