Punonjës të Postës pjesëmarrës në ecjen e shpejtë në Turqi

Prishtinë | 01 Nën 2016 | 17:11 | Nga

Drejtori ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, ka pritur një pjesë të delegacionit të Postës së Kosovës të cilët kanë marr pjesë në garat ndërkombëtare të ecjes së shpejt, e cila është organizuar në Turqi.

“Pjesë e këtij delegacioni kanë qenë punonjësit më të dalluar të cilët kanë treguar performancë të mirë në punë, prandaj në shenjë mirënjohje dhe respektit për ta kemi propozuar si kompani që ta përfaqësojnë Postën e Kosovës në këto gara”, ka shkruar Hoxha në rrjetin social Facebook.

“Falënderova këtë ekip të shkëlqyer për përfaqësimin dinjitoz që i kanë bërë Postës së Kosovës në këtë ngjarje”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme