Pushimet luksoze të Messit në ishullin ku nata kushton 15 500 euro

Prishtinë | 22 Kor 2019 | 13:06 | Nga Ekonomia Online

Ishte totalisht i përkushtuar me Argjentinën në Kupën e Amerikës Latine, por sërish dështoi. Megjithatë, tani është koha për pushime për Lionel Messin.

Së bashku me familjen e tij, bashkëshorten Antonela Roccuzzo dhe tre fëmijët Mateo, Thiago dhe Ciro, Messi ka fluturuar në Karaibe, në një ishull të “fshehtë”. Ishulli është më pak se dy kilometra katrorë dhe i zënë thuajse i gjithi nga resorti ku po pushon ylli argjentinas.

Resorti ka 40 dhoma, 13 vila dhe 21 banesa private. E sigurisht, të pushosh aty nuk është aspak e lehtë, pasi sulmuesi i Barcelonës paguan 15500 euro në natë.


Të ngjashme