Puthi gjyqtarin, suspendohet përjetë

Prishtinë | 17 Pri 2017 | 10:49 | Nga

Presidenti i skuadrws se Sfaxien, Moncef Khemakhem, është suspenduar përjetë nga federata e futbollit tunizian FTF), pasi ka puthur dhe kafshuar gjyqtarin e ndeshjes, të cilën e fitoi ekipi i tij.

Në vend se të shijonte fitoren 3 me 2 kundër Etoile du Sahel, presidenti zgjodhi që të puthte dhe kafshonte në vesh gjyqtarin anësor, pasi nuk ishte i kënaqur me vendimet gjatë ndeshjes. Federata e Tunizisë ka suspenduar përjetë Khemakhem nga të gjitha aktivitetet në futboll.

Gazeta spanjolle Marca shkruan se Khemakhem ishte krenar me veten kur hyri në fushë gjatë barazimit 2 me 2 dhe bëri ato veprime. “E bëra që ta motivoja”, ka thënë ai. “E bëra sepse ai e kishte humbur krejtësisht kontrollin e lojës”. Përveç suspendimit, Federata e ka dënuar edhe me 12 mijë euro gjobë për sjellje të rrezikshme dhe josportive.

https://www.youtube.com/watch?v=BKrUtRiOI8M

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme