Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se rreth 700 pengje, duke përfshirë shtetasit amerikanë dhe europianë, janë kapur nga militantët e Shtetit Islamik në Siri.
Duke folur në qytetin Soçi të Rusisë, Putin ka bërë të ditur se pengjet janë kapur në një pjesë të Sirisë e cila ka qenë e dominuar prej forcave lokale të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara.
Ai nuk ka specifikuar se çfarë ishin kërkesat e militantëve, por ka thënë se kishte një ultimatum që premtonte ekzekutimin e 10 pengjeve brenda ditës, shkruan Euronews.
Putin ka shtuar se grupi militant ISIS është duke e zgjeruar kontrollin në zonat që kanë qenë të dominuara nga Shtetet e Bashkuara.