Putin: Moska është e gatshme për diskutime rreth të ardhmes së Ukrainës

Prishtinë | 19 Dhj 2023 | 19:46 | Nga Ekonomia Online

Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi se Moska është e gatshme të diskutojë të ardhmen e Ukrainës me ukrainasit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropën, por se Rusia do të mbrojë interesat e saja kombëtare.

“A duan të negociojnë ata që janë agresivë ndaj Rusisë në Ukrainë, Evropë dhe SHBA? Ne do ta bëjmë atë bazuar në interesat tona kombëtare”, tha Putin në një takim me udhëheqjen ushtarake.

Ne nuk do të heqim dorë nga ajo që është e jona, pohoi lideri rus, me mesazhin se rusët nuk e kanë ndërmend të luftojnë me Evropën.

“Ne nuk do të heqim dorë nga qëllimet e operacionit special ushtarak”, shtoi udhëheqësi i Rusisë, raporton reuters.

Të ngjashme