Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, u regjistrua zyrtarisht kandidat për zgjedhjet presidenciale të 18 marsit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e regjistroi atë të martën, saktësisht dy muaj pasi Putin i ka bërë publike planet për të garuar për mandatin e katërt.
Me vlerësime të larta dhe me kontroll në të gjitha nivelet e pushtetit, Putin pritet t’i fitojë zgjedhjet.
Putin është zgjedhur për herë të parë president i Rusisë në vitin 2000, pasi presidenti Boris Yeltsin ka dhënë dorëheqje në ditën e fundit të vitit 1999 dhe e ka bërë atë ushtrues detyre.
Putin është kandidati i tretë presidencial i regjistruar zyrtarisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Rusi.
Të tjerët që janë regjistruar deri më tani janë udhëheqësi i Partisë Liberale Demokratike të Rusisë, Vladimir Zhirinovsky, dhe kandidati i Partisë Komuniste, Pavel Grudinin.