Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se pret që në Rusi të arrihet imuniteti i turmës ndaj koronavirusit dhe të hiqen kufizimet të vendosura për shkak të pandemisë deri në fund të verës, raporton agjencia Interfax.
Putin, që është vaksinuar këtë javë me një vaksinë ruse kundër COVID-19, ka thënë se efekti i vetëm anësor që ka përjetuar kanë qenë dhimbje të vogla të muskujve në mëngjesin tjetër dhe një ndjenjë jokomode në vendin ku e ka marrë vaksinën.