Në Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro vitin e kaluar atletët rusë u pezulluan për shkak të aferave me dopingun.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se sportistët e vendit të tij “nuk kanë përdorur doping nën sponsorizim të shtetit”.
“Asnjëherë nuk e kemi bërë, si dhe nuk do ta bëjmë sponsorizimin e doping programit. Përkundrazi, do të luftojmë kundër dopingut. Do të formojmë sistem të ri që do të funksionojë luftën kundër dopingut”, deklaroi Putin.
Në Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro vitin e kaluar atletët rusë u pezulluan për shkak të aferave me dopingun. Për shkak të dopingut disa fitues rusë të medaljeve në shumë gara ndërkombëtare u pezulluan dhe iu morën medaljet.