Putini një hap më afër mandatit të pestë si president pasi Rusia cakton datën e zgjedhjeve

Prishtinë | 07 Dhj 2023 | 13:51 | Nga Ekonomia Online

Ligjvënësit rusë caktuan 17 marsin e 2024-ës si datë të zgjedhjeve presidenciale të vendit, kësisoj duke e çuar Vladimir Putinin një hap më afër mandatit të pestë në detyrë.

Anëtarët e Këshillit të Federatës, dhoma e lartë e parlamentit të Rusisë, votuan njëzëri për të miratuar një dekret që përcakton datën, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv.

“Në thelb, ky vendim shënon fillimin e fushatës zgjedhore”, tha Valentina Matviyenko, kryetare e Këshillit të Federatës.

Komisioni Qendror Zgjedhor i Rusisë do të mbajë një takim të premten lidhur me fushatën presidenciale.

Të ngjashme