Putini takon Lukashenkan në Soçi

Prishtinë | 23 Gus 2018 | 10:50 | Nga

Kremlini ka njoftuar se presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu i tij bjellorus, Alyaksandr Lukashenka janë takuar në Soçi.

Lukashenka ka falënderuar Putinin për ftesën në fillim të takimit më 22 gusht dhe ka theksuar se janë mbledhur “probleme të ndryshme” sa i përket marrëdhënieve mes dy palëve, ka raportuar agjencia ruse e lajmeve, Interfax.

“Ne duhet të zgjidhim disa probleme”, është cituar të ketë thënë Lukashenka.

“Sidoqoftë, askush nuk do të zgjidhë këto probleme pa ne”.

Vizita e presidentit bjellorus në Moskë ka ardhur pasi ai ka kritikuar ashpër Moskën më 10 gusht, në atë që e ka cilësuar “dështim për kryrje të obligimeve si anëtare e Unionit Ekonomik të Euroazisë”, grup i udhëhequr nga Rusia, që përfshin Bjellorusinë, Armeninë, Kazakistanin dhe Kirgizinë.

Lukashenka po ashtu pati thënë se Rusia është duke garuar në mënyrë shumë të padrejtë me partnerët tjerë në bllok dhe se Bjellorusia do ta bëjë më të mirën për të krijuar “kushte të barabarta” për të gjitha pjesëtarët e atij Unioni.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme