Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) do të respektojë çdo vendim që do të marrë Gjykata Supreme, në lidhje me ankesën e VV-së, për numërimin e 392 pakove të ardhura nga diaspora javën e kaluar, raporton Ekonomia Online.
“Ky është vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Me këtë vendim opinioni është njoftuar dhe është hedhur si e pa bazë kjo ankesë, pala ka paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës, tani është në kompetencën e Gjykatës Supreme për të marrë vendim për këtë ankesë në bazë të këtij vendimi do të merr vendime KQZ-ja”, tha Kryesuesi i Sekretariatit të PZAP-së, Mul Desku.
Ai ka thënë se PZAP-ja këtë vendim e ka marrë në seancën e mbajtur sot, ku ka shqyrtuar gjithsej 14 ankesa, përfshirë këtu edhe të VV-së.
“Ajo ka qenë një kërkesë e Lëvizjes Vetëvendosje për dy fletëvotime që kanë të bëjnë për dy vendvotime por që janë dy fletëvotime, ankesa është refuzuar e pjesshme, njëra fletëvotim është pranuar njëra është refuzuar”, ka thënë Desku.
“Gjatë ditës së sotme nuk ka pasur ankesa, ankesa e fundit ka qenë pas përfundimit të rinumërimit nga ana e KQZ-së ajo ankesë ka arritur dje, ajo ankesë është shqyrtuar është vendosur për atë ankesë është njoftuar pala pra Lëvizja Vetëvendosje dhe është njoftuar edhe KQZ-ja dhe tash nuk ka asnjë ankesë deri në orën 14 dhe nuk ka asnjë ankesë për rinumërim në PZAP”.
“Ne nuk i kuptojmë akuzat dhe kundërakuzat, ne jemi në shërbim të ligjit, Paneli për Ankesa dhe Parashtresa ka punuar në zbatim të ligjit. Paneli ka marr vendime të ligjshme, vendimet e nivelit më të lartë nuk i komentojmë, por vetëm i zbatojmë, është në kompetencë të Gjykatës Supreme ne do ta zbatojmë atë vendim”.
Në vendimin e PZAP-së thuhet se i njëjti urdhron Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, që fletvotimin në vendvotimin 2704/02R ta shpallë të pavlefshëm, ndërsa kërkesën e LVV-së për ta shpallë të pavlefshën fletëvotimin në vendvotimin 2705B/01D, PZAP-ja e ka refuzuar, njofton Klan Kosova.
Sot Lëvizja Vetëvendosje i është drejtuar Supremes për numërimin e 392 pakove me vota nga diaspora.
Sipas VV-së, Gjykata Supreme duhet ë rikonfirmojë edhe njëherë këtë të drejtë dhe të urdhërojë numërimin e tyre pa humbur kohë.