Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka pranuar një apel nga Koalicioni SDA-BSDAK me seli ne Prishtinë, të paraqitur kundër vendimit te KQZ-së, me të cilin vendim sipas parashtruesit të apelit janë larguar nga lista 10 kandidatë për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të koalicionit SDA-BSDAK, për shkak se janë të etnisë shqiptare.
Në dokumentin që ka siguruar zeri.info, PZAP ka aprovuar si të bazuar apelin e koalicionit SDA-BSDAK duke anuluar vendimin paraprak të KQZ-së dhe të njëjtin ia ka kthyer në rishqyrtim dhe rivendosje.
Më poshtë keni edhe dokumentin i cili dëshmon rrëzimin e këtij vendimi të KQZ-së.