Qalaj merr mirënjohje me rastin e përmbylljes së fushatës humanitare të dhurimit të gjakut

Prishtinë | 12 Pri 2019 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, me rastin e përmbylljes së fushatës humanitare “Dhurimi Vullnetar i gjakut në PK”, ka pritur në takim drejtoreshën e Qendrës Kombëtare të Kosovës për transfuzionin e gjakut, Bukurie Zhubi, e cila me këtë rast i dorëzoi mirënjohje drejtorit të Policisë.

Sipas njoftimit, Zhubi e falënderoi drejtorin Qalaj dhe Policinë e Kosovës për përkrahjen që kanë ofruar për realizimin e fushatës së dhurimit vullnetar të gjakut nga Policia ndërsa drejtori shprehu gatishmërinë që këto fushata janë të mirëseardhura dhe Policia gjithmonë do t’ju përgjigjet me kënaqësinë më të madhe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme