Qalaj pas raportimit në Komisionin për Siguri: Policët do të vazhdojnë të punojnë nga 12 orë

Prishtinë | 19 Maj 2020 | 13:41 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, pas raportimit në Komisionin për Siguri, në lidhje me menaxhimin e pandemisë nga ky institucion, tha se policët do të punojnë me orarin e njëjtë nga 12 orë në ditë, raporton Ekonomia Online.

Qalaj tha se ende nuk ka një vendim për orarin e punës, por që do të vazhdojnë të punojnë me këtë orar.

Ai ka folur edhe për hetimin ndaj dy zyrtarëve të Policisë që nuk respektuan vendimet e Qeverisë gjatë pandemisë, duke shtuar se ende hetimet janë në fazën fillestare, raporton EO.

Qalaj ka folur për rastin e vdekjes së të riut nga Gjilani në Qendrën e Studentëve që shërben si karantinë.

Sipas tij, çështja është e ndjeshme dhe kërkon trajtim më ndryshe.

“Realisht ne kemi diskutuar për Qendrën e Studentëve dhe aspektin e rolit të policisë në këtë menaxhimin e situatës në këtë karantinë dhe rolin e policisë qoftë jashtë perimetrit të kësaj qendre apo në angazhimin e policisë brenda e që zakonisht është në bazë të kërkesës së personelit mjekësor që është atje”.

“S’mund të jap detaje. Çështja e fatkeqësisë që ka ndodhur është duke u trajtuar dhe nuk kam mandat të flas për momentin. Është çështje e vlerësimit të prokurorit dhe po trajtohet në vazhdimësi, por është e ndjeshme dhe duhet trajtuar mirë”, është shprehur Qalaj.

Të ngjashme