Qalaj zgjeron padinë, më 20 janar seancë për bllokimin ose jo të konkursit për drejtor të Policisë

Prishtinë | 08 Jan 2021 | 11:16 | Nga Ekonomia Online

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot në mëngjes është mbajtur seanca për rastin e ish-drejtorit të Policisë, Rashit Qalaj.

Në këtë seancë, Qalajt i është aprovuar kërkesa për zgjerim të padisë ndaj Qeverisë Kosovës, Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Qalaj pas largimit nga detyra me vendim të kryeministrit Avdullah Hoti, çështjen e dërgoi në gjykatë dhe kështu bllokoi konkursin për drejtor të ri të Policisë.

Në shkallë të parë, atij iu dha të drejtë, por ditë më parë, Gjykata e Apelit e anuloi këtë vendim dhe e ktheu çështjen në rivendosje.

Në seancën e sotme në Themelore, përfaqësuesja e Qeverisë është tërhequr nga kërkesa për përjashtimin e gjyqtares së rastit, ndërkohë që është vendosur që më 20 janar të mbahet seancë e re, ku do të vendoset për bllokimin ose jo të konkursit për drejtor të ri të Policisë. (Koha)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme