Që nga fillimi i pandemisë 1 300 fëmijë kanë vdekur në Brazil nga Covid-19

Prishtinë | 15 Pri 2021 | 12:04 | Nga Ekonomia Online

Për më shumë se një vit pandemi, vdekjet në Brazil kanë arritur pikun. Por sipas evidencave virusi është duke mbytur edhe fëmijët. Në Brazil, deri tash kanë vdekur 1.300 fëmijë nga koronavirusi.

Një doktor refuzoi ta testonte një fëmijë 1-vjeçar për COVID-19, duke thënë se simptomat e tij nuk përshtaten me profilin e virusit. Dy muaj më vonë ai vdiq nga komplikimet nga virusi.

Nëna e tij fillimisht kishte dyshuar pasi ai nuk kishte apetit. Në fillim Jessika mendoi se po i dilnin dhëmbët, por infermierja e tij supozoi se kjo ishte për shkak të inflamacionit në fyt. Por pasi ai nisi të kishte probleme me frymëmarrje, ai u dërgua në spital për ta bërë testin për COVID.

Mjeku i tha se koronavirusi tek fëmijët ishte shumë i rrallë, duke i rekomanduar disa antibitotikë që ta trajtojë në shtëpi. Duke i përdorur antibiotikët, për 10 ditë gjendja e tij u keqësua. Po ditët po kalonin e Lucas po bëhej edhe më i përgjumshëm. Ajo e dërgoi përsëri në spital dhe fëmija u konfirmua pozitiv me COVID-91. Kur Lukasi u intubua nëna e tij nuk u lejua të qëndrojë bashkë me të në dhomë. Por pas shumë komplikimeve ai vdiq.

Mes shkurtit të vitit 2020 dhe 15 marsit, në Brazil nga COVID-19 kanë vdekur 852 fëmijë deri në moshën 9-vjeçare, përfshirë 518 foshnje nën moshën 1-vjeçare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme