Që nga nesër mësimit të kombinuar iu rikthehen edhe këto klasa

Prishtinë | 20 Sht 2020 | 18:15 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, ka bërë të ditur se që nga nesër mësimit të kombinuar në shkolla do t’iu rikthehen edhe nxënësit e klasave 7, 8, 9, 11 dhe 12.

Për skenare tjera në këtë drejtim, i pari i Arsimit ka shkruar se e gjitha kjo do të vlerësohet nga menaxhmeti i shkollave dhe task forca e secilit institucion.

“Nxënës të dashur, ju lutem që të jeni të vëmendshëm dhe të respektoni rregullat dhe rekomandimet për mbrojtje nga COVID-19. Ju lutem, po ashtu, prindërve që të flasin më shpesh me fëmijët e tyre, në mënyrë që kjo situatë e re për gjithë botën, të jetë më e lehtë dhe të kalojmë sa më shpejt në normalitet”.

Postimi i plotë:

“Nga nesër (21 shtator 2020), do të kthehen në shkollë me mësim të kombinuar edhe nxënësit e klasave 7, 8, 9 dhe 11, 12, përveçse nëse menaxhmenti i shkollës dhe task forca e secilit institucion, pasi të ketë vlerësuar situatën, mund të vendosin për ndonjë skenar tjetër, në mënyrë që të respektohen srikt rregullat e Udhëzuesit për organizimin e mësimit në kushte pandemie.

Nxënës të dashur, ju lutem që të jeni të vëmendshëm dhe të respektoni rregullat dhe rekomandimet për mbrojtje nga COVID-19. Ju lutem, po ashtu, prindërve që të flasin më shpesh me fëmijët e tyre, në mënyrë që kjo situatë e re për gjithë botën, të jetë më e lehtë dhe të kalojmë sa më shpejt në normalitet.

Ministria e Arsimit dhe të gjitha institucionet tjera relevante do të jenë në çdo kohë afër juve.
Të gjithë bashkë, mund t’ia dalim që të mbajmë shkollat hapur për Ju, për Kosovën!”.

Të ngjashme