Drejtori i Qendrës së Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC), Kushtrim Kaloshi, ka thënë se Programi Angazhimi për Barazi, që nga viti 2015 me një partneritet me Organizatat Jo-Qeveritare, është synuar që të fuqizohet roli dhe ngritja e përfaqësimit të leshjeve të rëndësishme për grupet shoqërore, raporton Ekonomia Online.
Në një konferencë për media të organizuar nga ATRC-ja me temën: “Përtej margjinalizimit”, Kaloshi shtoi se janë të shumta sukseset e OJQ-ve nga viti 2015.
“Janë të shumta sukseset e organizatave që nga viti 2015, janë dhjetëra rekomandime të dhëna që janë bere pjese e ligjit dhjetëra akte nënligjore dhjetëra fusha avokimi të suksesshëm dhe dhjetëra shembuj suksesi të ndërhyrjeve në nivele të ndryshme të qeverisjes”, tha Kaloshi.
Sipas tij, fokusi i konferencës së sotme synon të jetë kompletar në përpjekjet e deritanishme të organizatave partnere. Kaloshi përmendi edhe disa rekomandime.
“1. Prezantimi i arritjeve rezultateve, praktikave të mira për të forcuar bashkëpunimin në mes nesh në funksion të avancimit të pozitës së përgjithshme të grupeve të pa shërbyera mirë. 2. Diskutime të sfidave, pengesave, praktikave të mira që ballafaqohen grupet e margjinalizuara në Kosovë. 3 Rekomanduar zgjedhje konkrete, qasje në ndërhyrje në aktivitete të cilët i kontribuon forcimit të zbatimit të ligjit dhe avancimit të pozitës së grupeve shoqërore të margjinalizuara në Kosovë”, shtoi Kaloshi, raporton Ekonomia Online.
Në këtë konferencë diskutimi përveç përfaqësuesve nga organizata të ndryshme ka marrë pjesë edhe drejtoresha e misionit të USAID-it, Lisa Mango.
Ajo tha se OJQ-të po ndikojnë në fuqizimin e personave me aftësi të kufizuara dhe gratë.
“Sikurse që e dini logoja jonë është shtrëngim i duarve e cila do të thotë se ne duhet ti bashkohemi njeri tjetrit për ti zgjidhur këto probleme. Sa i përket shembullit të parë për të drejtat e garave në pjesëmarrjen e tyre në ekonomi ne do të vazhdojmë e bëjmë që kjo të jetë në vazhdimësi. OJQ-të e ndryshme po bëjnë fuqizimin e personave me aftësi të kufizuara. Gratë e reja duhet te bëjnë gjithçka për mos mbetur jashtë shoqërisë”, tha Mango.
Sipas saj, qytetarët duhet të jenë të rëndësishëm në vendimmarrje.
“Qytetarët janë shumë të rëndësishëm dhe duhet të jenë pjesë e vendimmarrjes por pasi që shkaku i arsyeve të ndryshme nuk e bëjnë, për derisa nuk e bëjnë ata atëherë këtë duhet ta bëjmë ne. Pa marrë parasysh se ku jeni dhe me çka merreni ne Mitrovicë, Pejë, Prizren Gjakovë”, tha ajo.
Në këtë takim u tha se Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim me përkrahjen e USAID-it për përkrahje dhe financim se jo vetëm që kanë bërë të mundur të drejtat e grave në ekonomi dhe Qeverisje, të drejtat e grave në trashëgimi dhe pronë, të drejtat e komunitetit LGBT, të personave me aftësi të kufizuara që këto të mos jenë tema tabu por tema diskutimi në shumicën e komunave të Kosovës duke krijuar rezultate të ndryshme të shumta dhe afatgjata.