Qelaj: Autoritetet dështuan në implementimin e Ligjit për mbrojtje nga diskriminimi – Komisioni pyet nëse kërkohet Ligj i ri

Prishtinë | 31 Jan 2022 | 12:22 | Nga Ekonomia Online

Komisioni parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, ka diskutuar lidhur me moszbatueshmërinë e Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se ky ligj nuk po zbatohet, teksa u kërkuar sqarime nëse duhet të ndryshohet ky ligj apo nevojitet një ligj i ri.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj u shpreh se autoritetet kanë dështuar ta zbatojnë ketë ligj në kuadër të qëllimit dhe qytetarët kanë vështirësi t’i realizojnë të drejtat që vijnë nga ky ligj dhe që duhet të mbrohen.

Ndërsa, shtoi se përveç një rregulloreje, akte tjera nënligjore mungojnë për këtë ligj. Habit Hajredini drejtor në Zyrën për Qeverisjes të mirë pranë Zyrës së Kryeministrit u shpreh se ashtu siç e parasheh ligji ata kanë hartuar këtë rregullore, e cila është duke u implementuar.

“Qe nga viti 2015 deri me tasht institucioni avokatit te popullit ne vazhdimësi është mundu me e përcjell zbatimin e këtij ligjit nga institucionet të cilat kanë kompetencë dhe autorizim me zbatu e në anën tjetër me kry edhe mandatin rolin e vet qe e ka në mandat që rrjedh edhe nga ky ligj dhe në ligjet tjera pra nga pakoja e ligjeve të drejtat e njeriut, ne kemi pas edhe diskutime dhe më herët në lidhje për këtë çështje, dhe kemi paraqit një opinion  të Avokatit të Popullit në lidhje me temat, fillimisht kanë qenë dy sfida ose dy tema qe ne i kemi diskutu me sfidat me cilat ballafaqohet vet institucioni ynë në zbatim të këtij ligji ka qen çështja e kompetencave të përcaktuara me ligj që bie ndesh me ligjin bazë ose me ligjin që përcakton mandatin dhe rolin avokatit të popullit pra ligjin për avokatin e popullit”, ka thënë ai.

“Njeri ligj është ofrimi asistencës së viktimave të diskriminimin në hartimin e ankesave kur e lexon këtë forme të duket se është në rregull por në ligjin e Avokatit të Popullit nuk është mandat i institucionin tonë me asistua apo me ndërhy në çështje të palëve të caktuara për me marrë anë ose me marr rolin e palës në çfarëdo procedure me qenë ajo. Kjo ka krijuar shumë dilema në institucion se si duhet të veprojmë me këtë ligj”, tha Qelaj.

Ndërsa, Edi Gusia, kryeshefe e Agjencisë për Barazi Gjinore u shpreh se shtatë vite janë pak për të parë se ky ligj a duhet të bëhet i ri apo jo. Sipas saj duhet të bëhet një analizë për zbatueshmërinë e këtij ligji. Por theksoi se nuk e sheh të arsyeshme që çdo herë kur të mos zbatohet një ligj, të kërkohet te bëhet një i ri. Sipas saj, nevojitet më shumë llogaridhënie dhe përgjegjësi nga autoritetet që duhet ta zbatojnë këtë ligj.

Të ngjashme