Qelaj: Do të mbroj dhe avancoj të drejtat dhe liritë e njeriut në Kosovë

Prishtinë | 28 Sht 2020 | 14:43 | Nga Ekonomia Online

Naim Qelaj pas zgjedhjes Avokat i Popullit ka dhënë betimin e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Ai gjatë fjalimi të tij, ka thënë se besimin që i është dhënë do shpërblejë me punë e ndërgjegjshmëri si dhe me profesionalizëm

Qelaj është shprehur se do të mbrojë dhe avancojë të drejtat dhe liritë e njeriut në Kosovë.

“Unë betohem dhe premtoj solemnisht se do të kryej me besnikëri dhe në mënyrë të pavarur dhe paanshme detyrat dhe funksionet e që më janë besuar nga Kushtetuta dhe me ligj. Do të mbrojë dhe avancojë të drejtat dhe liritë e njeriut në Kosovë”, tha ai.

Qelaj mori 69 vota të deputetëve të Kuvendit, për tu zgjedhur Avokat i Popullit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme