Qendra e Studentëve u ka bërë apel studentëve që të mos bëjnë manipulime sa i përket shitjes së vendeve në konvikte.
Njoftimi i plotë:
Njoftohen të gjithë studentët të cilët kanë siguruar vend në konvikte dhe mensën e studentëve, që të heqin dorë nga keqpërdorimet, manipulimet për shitje dhe blerje të vendeve në konvikte dhe kartela të mensës. Andaj i’u bëjmë thirrje studentëve që të mos bien pre e këtyre mashtrimeve te shfaqura ne rrjetet sociale. Ndaj këtyre rasteve do të merren masa ndëshkuese konform rregullorës së Qendrës së Studentëve dhe nuk do te lejohen te ndodhin keto veprime.