Qendra e studentëve me njoftim sqarues për ata që aplikojnë për të banuar në konvikte

Prishtinë | 12 Sht 2022 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Qendra e Studentëve ka sqaruar se të gjithë ata që pranohen në konvikte fitojnë automatikisht të drejtën për tu ushqyer në mensë.

Mirëpo edhe ata që duan vetëm të ushqehen në mensë e kanë të drejtën e aplikimit.

Njoftimi i plotë:

Njoftim sqarues rreth aplikimit për konvikt dhe mensë

Qendra e Studentëve njofton studentët rreth paqartësive për aplikimin për konvikt dhe mensë.

Studentët të cilët aplikojnë për konvikt nëse pranohen në konvikte e fitojnë të drejtën për mensë automatikisht.

Ndërsa studentët të cilët janë të interesuar të ushqehen në mensë kanë mundësin të aplikojnë vetem për mensë.

Të gjitha informacionet tjera janë të sqaruara në konkursin e publikuar.

Të ngjashme