Qendra tregtare Albi Mall rihap dyert nga data 1 qershor

Prishtinë | 31 Maj 2020 | 14:49 | Nga Ekonomia Online

Që nga 1 qershori, qendra tregtare Albi Mall do t’i rihap dyert për të ju rikthyer normalitetit.

Megjithatë për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia, të gjithë konsumatorët duhet t’i përmbahen rregullave të cilat janë caktuar nga MSH dhe OBSH në mesin e të cilave dominojnë:
-Mbajta e maskave dhe dorezave e detyrueshme nga çdo klientë,
-Të respektohet distanca sociale nga 1.5m – 2m.

Lusim konsumatorët që së bashku duke i respektuar rregullat e caktuara ta tejkalojmë edhe këtë gjendje!

Sipas marrëveshjes së arritur, gjithmonë duke u bazuar në rregulloren e diciplinës për gjendjen e jashtëzakonshme të krijuar, të hapura do të jenë të gjitha dyqanet, përfshirë edhe gastronominë.

Mirupafshim të hënën (1 qershor)!

Të ngjashme