Ambasadori i Rusisë në Tiranë Aleksander Karpushin, ka deklaruar se qëndrimi i Rusisë ndaj Kosovës vijon të mbetet i pandryshuar, duke iu përmbajtur Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Por ky qëndrim i Rusisë për çështjen e Kosovës nuk do të pengojë në një farë mënyre zhvillimin e raporteve Rusi-Shqipëri, shkruan Koha Ditore.
Ambasadori rus në Tiranë ka kritikuar Shqipërinë që kjo e fundit ka humbur një shans ku iu bashkua sanksioneve, sipas tij, të jashtëligjshme dhe antiruse të Bashkimit Evropian.