Qëndroi në hotel dhe nuk pagoi, arrestohet i mituri në Prizren

Prishtinë | 11 Jan 2023 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Një i mitur në Prizren është arrestuar pasi në muajin gusht kishte qëndruar në një hotel dhe nuk kishte paguar.

Sipas pronarit të hotelit i njëjti i ka shkaktuar dëm prej 1,600 euro.

“Rr. Bujtinat, Prizren 31.08.2022 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që muaj më parë kishte mashtruar pronarin e hotelit mashkull kosovar duke mos paguar qëndrimin në hotel. Sipas ankuesit, vlera e dëmit është rreth 1600 €. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje” thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme