Derisa kanë kaluar thuajse një muaj nga zjarret që furishëm shkatërruan Californian në SHBA, një befasi e këndshme ndodhi për një banore të asaj zone e cila mendonte se kishte humbur qenin e saj përgjithmonë.
Qeni i saj i njohur si Madison, ishte arratisur pas zjarrit duke u kujdseur nga dias vullnetarë, njofton Klan Kosova.
Andrea Gaylord jetonte në Paradiseh një prej zonave më të shkatërruara nga zjarri.
Gruaja ndodhej jashtë qytetit kur shtëpia e saj u shkatërrua nga flakët dhe për javë me radhë nuk u lejua që të kthehej.
Kur të mërkurën e kaluar Andrea më në fund mundi të kthehej në Paradise, në rrënojat e shtëpisë gjeti qenin e saj Madison, i llojit pastor, i cili qëndronte i ulur para derës dhe e priste.
Pas zjarrit qeni u kujdes nga vullnetarët e ‘K9 Paë Print Rescue’, por ai nuk e harroi kurrë shtëpinë, duke befasuar të zonjën në rikthimin e saj.