Kafshët i zgjedhin gjithmonë të zotët. Kjo shprehje vërtetohet më së miri nga historia e mrekullueshme e një stjuardese, e cila u e zonja e re e qenit të rrugës Rubio, pas ‘fushatës’ së tij 6-mujore për t’i vjedhur zemrën.
Gjithçka nisi pasi stjuardesa Olivia Sievers, nga Gjermania, e ushqeu qenin e uritur kur e hasi në Buenos Aires, Argjentinë në muajin janar. Pasi e luajti pak me të dhe i dha për të ngrënë, ajo u ktheu në hotelin e saj ‘Hilton’, që ndodhej aty pranë.
Por ajo nuk e dinte se ai gjest i vogël mirësi do të thoshte shumë për kafshën e gjorë, aq sa nuk donte më të largohej prej saj.
Ai nisi ta ndiqte kudo e të qëndronte çdo natë jashtë hotelit të saj. Stjuardesa disa herë u përpoq të ndryshonte rrugën për në hotel në mënyrë që të humbte gjurmën, por ai arrinte ta gjente çdo herë.
“U përpoqa disa herë të ndërroja rrugën, pasi nuk doja që qeni të më ndiqte për në hotel. Por, ishte e pamundur! Ai gjithmonë arrinte të më gjente. Ishte vërtetë shumë i lumtur që dikush i kishte kushtuar vëmendje”, tha ajo për ‘Noticiero Trece’.