Në organizimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, (KGjK) e në ambientet e Gjykatës së Apelit, gjyqtarët e kësaj Gjykate kanë votuar sot, zgjedhjen e një gjyqtari/e të nominuar për Anëtar/e të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Kandidatë të nominuar për anëtar/e të KGjK ishin, Frosina Sylejmani, Qerim Ademaj dhe Vaton Durguti.
Me votim të fshehtë gjyqtarët e Gjykatës së Apelit zgjidhen kolegun e tyre Qerim Ademaj, anëtar të KGJK-së me shumicë votash në raundin e dytë.
I përzgjedhur nga radhët e Gjykatës së Apelit, gjyqtari Qerim Ademaj, konsiderohet si anëtar i KGjK-së, ndërsa në ditët në vijim certifikimin do ta bëjë KGjK-ja. Mandati i tij si anëtar i KGjK është 5 vjeçar.