“Peruja, Afrika, Kosova, Belgjika e Italia kanë triumfuar në edicionin e katërt të Konkursit Ndërkombëtar Operistik në ‘Portofino’, ka shkruar “Levante News” pas përfundimit të garës muzikore në të cilën u shpërblye edhe një soprano nga Kosova, shkruan sot “Koha Ditore”.
Çmimi special në konkursin operistik të qytetit italian shënon të 7-tin me radhë për Marigona Qerkezin, e cila po bën karrierë ndërkombëtare duke shkelur në skenat më prestigjioze të muzikës lirike në botë. Në edicionin e katërt të këtij konkursi ajo u vlerësua mes 250 këngëtarëve lirikë të 48 shteteve të ndryshme që u bënë pjesë e konkursit.
Për Qerkezin, ky sukses është i një rëndësie të veçantë. E lidh fort sidomos me titujt e gazetave italiane, të cilat raportuan se mes fituesve është edhe një soprano kosovare.