Qeveria dërgon në Kuvend Projektligjin për punëtorët e arsimit të viteve të 90-ta

Prishtinë | 11 Pri 2018 | 15:12 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria ka vendosur të dërgojë në Kuvend Projektligjin për punëtorët e arsimit të viteve të 90-ta, një ditë para se SBAShK-u kishte paralajmëruar grevë për këtë Ligj. Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi tha se fushëveprimi i këtij projektligji ka të bëjë me përcaktimin e beneficioneve për mësimdhënësit që punuan më 1990/91 dhe 98/99.

“Qëllimi i nxjerrjes së këtij projektligjit është njohja dhe përcaktimi i të drejtave në beneficion që punuan më 1990/91 deri 1998/99; përcaktimi dhe njohja e stazhit për beneficione të veçanta për kategoritë që krijuan sistemin arsimor shqip. Fushëveprimi i këtij ligji është përcaktimi i beneficioneve për veprimtarinë e mësimdhënësve gjatë këtyre viteve”.

“Përfshin mësimdhënësit, bashkëpunëtorët, të punësuarit në entet komunale pedagogjike, punëtorët shkencorë, Akademinë e Shkencave. Ky projektligj nuk jep beneficione për mësimdhënësit që nuk janë financuar nga Kosova”.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se ministria që ai drejton nuk është kundër këtij ligji, por që ky paraqet implikime në buxhetin e vitit 2018 dhe ka qindra-miliona euro shpenzime për buxhetin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Sa i përket përvojës së punës është njoftë dhe këtë të drejtë e kanë realizuar në pension. Po flasim për beneficione shtesë që kanë qenë të angazhuar në sektorin e arsimit, përveç punëtorëve që kanë qenë të përfshirë në sektor.

Ky projektligj parashesh beneficione shtesë trajtimi në shëndetësinë primare sekondare terciare, e cenon pabarazinë kur thotë në shërbime jashtë spitaleve në vend të kenë beneficione.

“Ky ligj mund të ketë implikim qindra-miliona euro për buxhetin e Republikës së Kosovës, dhe nuk është në përputhje me ligjin për financa publike dhe në kundërshtim me ligjin për buxhetin për vitin 2018”, ka shtuar Hamza.

Haradinaj tha se duhet t’i japim zgjidhje kësaj çështje.

“Po i japim mundësi ecjes përpara, dhe gjatë ecjes duke qenë bashkë në perspektivë do t’i zgjidhim shqetësimet e kategorive që presin prej neve”.

Me 1 votë kundër, 3 abstenime, është aprovuar projektligji në fjalë.

Të ngjashme