Qeveria do të themelojë komitet për integrim në NATO

Prishtinë | 18 Dhj 2018 | 12:42 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në mbledhjen e rregullt të Qeverisë së Kosovës, mor vendimi që të krijohet komitet ndër-ministror, për integrim në NATO, raporton Ekonomia Online.

Gjatë kësaj mbledhje u bë shqyrtim- propozimi i këtij vendimi.

Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha tha se qëllimi i këtij komiteti është hartimi i platformës shtetërore të politikave në NATO

“Qëllimi i formimit të këtij komiteti është që ky të hartoj platformën shtetërore të politikave në NATO dhe të propozoj për miratim planit. Në këtë plan të futën këto ministri, ministria r punëve të brendshme, të drejtësisë, të integrimeve evropiane etj. Edhe në objektivin tonë strategjik qe e kem anëtarësimin ne NATO propozoj qe të miratohet ky vendim”, tha Berisha, raporton EO.

Ky vendim i cili u votua unanimisht, do të hyjë në fuqi në ditën e nënshkrimit të ligjit

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT-Qeveria e Kosovës mban mbledhjen e rregullt, nën drejtimin e kryeministrit Ramush Haradinaj

Posted by EkonomiaOnline on Tuesday, December 18, 2018

Të ngjashme