Qeveria do t’i paguajë 580 specializantë shëndetësorë me vetëfinancim

Prishtinë | 08 Shk 2023 | 10:31 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për pagesën e specializantëve me vetëfinancim për datës 1 janar 2023 deri më datë 31 dhjetor 2023, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka thënë se të njëjtit gjatë shkollimit specialistik kontribuojnë në shëndetësinë e Kosovës.

Vitia, tutje u shpreh i shqetësuar edhe me ikjen e kuadrove shëndetësore nga Kosova, ku tha se rol të drejtpërdrejt ka stimulimi dhe krijimi i një ambienti tërheqës për ta nga vendet e tjera/

“Përveç kësaj, edhe vendet e tjera tash e një kohë po përballen me këtë problematikë ndaj së cilës kanë ndërmarrë hapa për të rritur numrin e mjekëve përmes stimulimit dhe krijimit të një ambienti tërheqës për ta. Në ndikimin e këtyre masave, Kosova po ndikohet drejtpërdrejt në ikjen e kuadrove shëndetësore, andaj ministria e konsideron pagesën e specializantëve me vetëfinancim si çështje me prioritet për vendin”, është shprehur Vitia.

Po ashtu, në mbledhjen e sotme, qeveria mori vendim edhe për pagesën e 10 specializantëve me vetëfinancim nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut e Mali i Zi.

Të ngjashme