Analisti politik Ramush Tahiri ka thënë se qeveria e drejtuar nga Albin Kurti brenda kësaj jave duhet të marrë vendimin për heqjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe.
Në rast se kjo nuk ndodh, sipas Tahirit, jetëgjatësia e qeverisë vihet në pikëpyetje.
“Këtë javë duhet të jetë vendimi për heqjen e taksës. Nuk është normale në marrëdhëniet ndërkombëtare mes shteteve. Është masë politike që e bllokon një marrëdhënie ekonomike. S’kemi asnjë përkrahje ndërkombëtare për taksën”, ka theksuar ai në televizionin publik të Kosovës.