Kosova ka ecur para në tentimin e saj të tretë për ta bërë ushtrinë e Kosovës.
Kuvendi tashmë e ka futur në agjendën e tij për tetor votimin e projektligjeve.
Zëvendësministri i FSK-së, Burim Ramadani, pas kthimit nga SHBA-ja, i ka thënë KTV-së se rruga e ndërrimit të statusit të Forcës është e qartë dhe po bëhet në koordinim me shtete aleate.
Sipas tij, ajo çka është e sigurt është se FSK-ja do të jetë forcë mbrojtëse.
Ramadani ka folur edhe për implikimet buxhetore të ushtrisë së ardhshme, ndonëse nuk ka specifikuar shumën e parave që duhet ndarë për të.
Ai ka thënë se ajo nuk do të jetë barrë e buxhetit e as nuk do të mbetët peng i saj.
Numri dy i politikës së FSK-së ka theksuar se duhet sqaruar fakti se FSK-ja nuk do të bëhet ushtri në ditën e parë të votimit, por kjo do të ndodhë në një plan strategjik 10-vjeçar.
Skënder Perteshi, nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, ka thënë se është koha ideale që tentimi i tretë për ta bërë ushtrinë të realizohet.
Opozita ka shprehur gatishmërinë për ta përkrahur ndërrimin e statutit të Forcës.
“Kuvendi këtë vit ka pasur probleme të mëdha më kuorumin dhe mundësia e votëbesimit të qeverisë do të ishte fatale për të ardhmen e FSK-së”, ka theksuar Perteshi.