Në Pallatin e Kongreseve në Tiranë do të mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës në të cilën pritet të pritet të nënshkruhen disa marrëveshje të përbashkëta.
Në këtë takim disa nga marrëveshjet më të rëndësishme janë dogana e Kosovës në Durrës, hidrocentrali në territorin shqiptar dhe linja hekurudhore.
Ndër të tjera dy kryeministrat do të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët e cila rekomandon që Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë të mbikëqyrin zbatimin e marrëveshjeve që do arrihen në mes dy vendeve.
Mbledhja e përbashkët e 2 tetorit do të jetë mbledhja e gjashtë e përbashkët e dy qeverive.
Kosova dhe Shqipëria kanë filluar mbajtjen e mbledhjeve të përbashkëta mes dy qeverive më 11 janar të vitit 2014.