Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën, në burgun e Gjilanit do të vuajnë dënimin

Prishtinë | 20 Maj 2024 | 09:37 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën, në burgun e Gjilanit do të vuajnë dënimin. Ky traktat parashikon shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan për ekzekutimin e dënimeve të shtetasve danezë.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës, për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

Çështja kryesore e trajtuar në këtë projektligj është ratifikimi i Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze, të nënshkruar nga Ministrat e Drejtësisë të të dy vendeve, më 26 prill 2022 në Prishtinë dhe 16 maj 2022 në Kopenhagë të Danimarkës”, thuht në njoftimin e Qeverisë.

Të ngjashme