Qeveria e Kosovës nuk u koordinua as me EULEX-in për shpalljen e organizatave si terroriste

Prishtinë | 06 Kor 2023 | 09:54 | Nga Ekonomia Online

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, edhe EULEX-i ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për t’i shpallur organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut” nuk ka qenë i koordinuar.

Në një përgjigje për Kohën, EULEX-i ka thënë se “ne dëshirojmë të shtojmë se vendimi i Qeverisë së Kosovës nuk ka qenë i koordinuar me EULEX-in”.

Bashkimi Evropian të mërkurën në një përgjigje ka thënë se ky hap përveçse nuk ka qenë i koordinuar, nuk kontribuon në shtensionimin e situatës në veri.

BE-ja ka porositur që palët t’i përmbahen planit trepikësh të përfaqësuesit për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Të ngjashme