Qeveria e Kosovës me anë të një komunikate për media është shprehur e shqetësuar me informatat për vdekjen në rrethana të pasqaruara të dy qytetarëve në Babimoc të Obiliqit.
Qeveria kërkon nga organet e rendit që të ndriçohet ky rast sa më shpejtë që të jetë e mundur. Poashtu, Qeveria e Kosovës fton të gjithë qytetarët që mund të kenë informata për rastin të bashkëpunojnë me organet e rendit, thuhet në komunikatë.
Mbrëmë dy persona, një femër dhe një mashkull, janë gjetur të vdekur në një shtëpi në fshatin Babimoc të Obiliqit.
“Rreth orës 21:00 kemi pranuar një informatë se në një shtëpi në fshatin Babimoc të Obiliqit, gjenden dy trupa të pa jetë, një femër dhe një mashkull. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha Policia e Kosovës