Qeveria e Shqipërisë nis reformën në administratë

Prishtinë | 04 Sht 2017 | 09:45 | Nga

Ditën kur kryeministri I Shqipërisë, Edi Rama deklaroi emrat e ministrave të mandatit të dytë theksi u vu në një reformim të plotë të administratës.

Kjo nënkuptoi shkurtime në disa institucione, plotësime në të tjerë dhe zvendësime për emërimet politike.

E duket se reforma ka nisur pasi Drejtoria e Administratës Publike ka riaktiviziuar shpallje të reja për pozicione të ndryshme në ndryshme në administratë.

Në këtë drejtori, publikimet e fundit i përkisnin dhjetëditëshit të dytë të qershorit pra pak para zgjedhjeve. Gjatë pjesës së mbetur të qershorit, korrikut dhe një pjesë të mirë të gushtit nuk ka pasur asnjë publikim të ri për vende vakante.

Institucioni i parë në radhë që duket se do të plotësohet me staf është Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave, shkruan Lapsi.al.

Për këtë drejtori janë listuar pozicione nga drejtor tek përgjegjës dhe specialistë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme