Qeveria e Kosovës ka emëruar anëtarët e përkohshëm të bordit të ndërmarrjes publike KRU “Prishtina”, raporton Ekonomia Online.
Ata janë: Nora Tarfashiku kryesuese, kurse anëtarë u emëruan: Albana Qehaja, Artan Shuku dhe Evetar Zeqiri.
Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli tha se janë të detyruar që ndërmarrja të jetë në mbikëqyrje.
“Kërkesa vjen se pasi që mandati i Bordit të Përkohshëm ekzistues ka skaduar. Jemi të detyruar të veprojmë sa më parë për mbikëqyrje të ndërmarrjeve”.
Qeveria gjithashtu ka miratuar bordin e përkohshëm të ndërmarrjes publike “Ibër Lepenci”.
Ata janë: Hajrije Morina kryesuese, kurse anëtarë u emëruan: Denis Dautaj, Hyrmet Mydyti dhe Rexhep Podvorica.