Qeveria emëron komisionin Ad hoc për vlerësim profesional në përzgjedhjen e Drejtorit Ekzekutiv të Inspektoratit të Ministrisë së Shëndetësisë

Prishtinë | 20 Mar 2024 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje në mënyrë elektronike, ku ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për mbulimin e plotë të shpenzimeve për protezat e invalidëve të luftës jashtë institucioneve shëndetësore publike.

Qeveria mori edhe një vendim tjetër, duke emëruar komisionin ad hoc për vlerësimin profesional për përzgjedhjen e Drejtorit Ekzekutiv të Inspektoratit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Kjo është përbërja: Anita Kalanderi, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, kryesuese; Venera Çerkini, Drejtore e Përgjithshme AZHB/MBPZHR, anëtare; Xheladin Krasniqi, Ushtrues i Detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, anëtar;  Shenaj Hoxha, Ushtruese e Detyrës së Udhëheqëses së Burimeve Njerëzore, anëtare; Egzone Osmanaj, Eksperte e jashtme, anëtare.

Të ngjashme