Qeveria e Kosovës ka filluar mbledhjen me një minutë heshtje në nderim të viktimave të masakrës së Srebrenicës, raporton Ekonomia Online.
Gjithashtu në këtë mbledhje Qeveria ka miratuar edhe Projekt-Rregulloren për Integrimin e të Huajve.
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Ekrem Mustafa, tha se integrimi i të huajve në shoqërinë kosovare me këtë projekt-rregullore është në përputhje me gjitha standardet.
“Me këtë projekt-rregullore përcaktohen procedurat për jetën e të huajve sipas kategorive që përmbushin detyrimet e përcaktuara që parashihen masat e institucioneve përgjegjëse për të përfshirë në jetën normale të Kosovës”.
“Integrimi i të huajve në shoqërinë kosovare me këtë projekt-rregullore është në përputhje me gjitha standardet”.