Kabineti i Qeverisë së Kosovës ka mbetur me një zëvendësministër më pak!
Kjo pasi Numan Baliq, së fundi u shkarkua nga detyra e Zëvendësministrit në Ministrinë e Administratës Publike.
Shkarkimin e tij e ka konfirmuar për klankosova.tv, Halil Matoshi nga kabineti i kryeministrit Ramush Haradinaj.
Matoshi në prononcimin e tij rreth kësaj çështje, shtoi se shkarkimi i Numan Baliq erdhi me kërkesë të deputetëve të partisë që ai përfaqëson.
Numan Baliq edhe në Qeverinë e parë të pasluftës, ishte ministër i Shëndetësisë në vitet 2002-2003 dhe ishte shkarkuar.
Atë kohë, raportohej se Numan Baliq, nuk i ka respektuar rregulloret e punës.
Ministre e re e Shëndetësisë ishte emëruar Resmije Mumxhi, anëtare e Partisë Demokratike Popullore Turke të Kosovës.
Aktualisht Qeveria Haradinaj ka mbi 70 zëvendësministra.